Valon Syla: Lista e dështimeve të Albin Kurtit po rritet

Gazetari, Valon Syla, ka shkruar të enjten në Facebook se “lista e dështimeve të Albin Kurtit po rritet”.

Ka përmendur reduktimet e rrymës, si dhe çmimet e këtij produkti, projektin e gazit, etj.

“Kryeministri Kurti është shndërruar në kryeministër të arsyetimeve dhe shëtitjeve”, thotë Syla.

Ai po ashtu ka thënë se “ka mbledhur suficite rekorde për shkak mos-implementimit të projekteve, ndalimit të tyre për inati, ai poashtu ka dështuar të blejë me kohë rrymën në treg të lirë. Lista e dështimeve po rritet”.

“Sipas tij këto dështime janë”.

“Reduktimet kanë mbrri në 3 me 3, edhepse jemi ende në verë. Asnjë kilovat rrymë nuk është blerë në pranverë kur ekspertët kanë rekomanduar

Renovimet në KEK janë vonuar sepse Bordi dhe menaxhmenti i VV-së në KEK janë të paaftë. Prokurimi është ekspertizë dhe po shihet se VV nuk kanë eksperta

Projekti i gazit është rrefuzuar dhe tani duhet të presim disa invertorë të MCC-së që do të instalohen pas 5-6 viteve hënëz.

Çmimi i rrymes do të krijon fukarallëk ekstrem dhe do ta shkatërron ekonomine private. Me sa duket minimarksistat e Kurtit këtë e dëshirojnë. E vetmja dileme mbetet është se qysh minimarksistat u bënë armiq të sindikatave dhe po dojnë me i eliminu nga jeta publike dhe ekonomike. Me hesap, Kurti po e imiton Trockin, që krejt oponentët e tij duhet me i shkatërru krejtësisht. Ka me mbetë BABA vetë në skenën politike, ekonomike, sociale, energjetike”.