Valon Berisha përfundon në Australi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha karrierën e tij do ta vazhdojë në Australi.

Siç raporton L’Equipe, Valon Berisha është larguar nga Reims për t’u transferuar në formë huazimi te Melbourne, shkrua Demokracia.com.

Mesfushori kosovar do të huazohet për një vit pa opsion blerjeje në Melbourne City.

Ai kohët e fundit ishte dërguar në ekipin e dytë të Reims dhe nuk kishte fare minuta në skuadrën e parë.