Mesfushori kosovar

Valon Berisha lëndohet sërish

Mesfushori i Kosovës dhe Lazios, Valon Berisha, është detyruar ta ndërpresë para kohe seancën e fundit stërvitore me klubin e tij, pas një problemi në këmbën e majtë.

Pas fitores së vështirë ndaj Parmës në fundjavë në Serie A, trajneri i Lazios Simone Inazghi mendjen e kishte te ndeshja ndaj Marseille në Europa Ligë të enjten, por u përballë menjëherë me probleme.

Berisha i cili ishte vendimtar në ndeshje ndaj Parmës duke e fituar penalltinë nga e cila Ciro Immobile e theu akullin duke i kaluar bardhezinjtë në epërsi 1-0 – nuk e kompletoi seancën stërvitore për shkak të një problemi në këmbën e majtë, të cilën e kishte lënduar në verë, raporton Lalaziosiamonoi.it.

Nuk dihet saktësisht shkalla e dëmtimit të kosovarit, apo kur mund të rikthehet ai.