Valon Behrami drejt Serie B

Valon Behrami mund të rikthehet në Itali, për të vazhduar karrierën pas prishjes së kontratës me Sionin.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova së fundi ka prishur kontratën me Sionin, tek e cila skuadër ishte transferuar verën e fundit.

34 vjeçari nga janari pritet të bëhet me skuadër të re, dhe mediumet në Itali gjatë ditës së mërkurë kanë raportuar se Behrami është pranë marrëveshjes me Ascolin.

Ascoli garon në Serie B, dhe është rrugës së mirë për t’u rikthyer në Serie A në edicionin tjetër.

“Behrami është i gatshëm të kthehet në Itali dhe prej janarit pritet të jetë pjesë e Ascolit”, ka shkruar “Tuttomercatoweb”.

Behrami ka bërë karrierë të madhe në Serie A, duke veshur fanellat e Udinese, Napoli, Fiorentina, Genoa, Verona dhe Lazio.

loading…