Vallëzimi i një babai me të bijtë e tij të rritur u popullarizua shumë në TikTok

Babai që kreu një vallëzim së bashku me dy fëmijët e tij të rritur, është popullarizuar shumë në TikTok, ndërsa shumë fëmijë dhe etërit e tyre po e praktikojnë koreografinë e ngjashme.

Dylan dhe Colin McFarland nga Kentucky i Shteteve të Bashkuar, i kërkuan babait të tyre Dan, që të vallëzonte nën ritmin e këngës “Blinding Lights”, që e këndon The Weeknd, si pjesë e një sfide që është popullarizuar në mbarë botën.

Paraqitja e tyre është pëlqyer shumë dhe është parë nëntë milionë herë vetëm në TikTok, duke e kthyer Dan në një hero të karantinës.

Kjo ka bërë që shumë fëmijë të tjerë, të vallëzojnë së bashku me etërit e tyre dhe pamjet t’i postojnë në internet, si dhe t’i nominojnë të tjetër, që të bëjnë të njëjtën gjë.