Valleta i ofron kontratë Usain Boltit

Klubi nga Malta, Valleta e cila u ble në shtator prej Sanban Group nga Abu Dhabi dëshiron t’i rritë shanset e saja në Champions League duke transferuar ish sprinterin Usain Bolt.

Valleta ka konfrimuar se i kanë ofruar kontratë 2 vjeçare xhamajkanit i cili po kalon nëpër një provë te skuadra australiane Central Coast Mariners.

“Një kampion është gjithmonë i mirëseardhur te Valleta dhe ne besojmë se asgjë nuk është e pamundur”, deklaroi menaxheri dhe CEO i klubit, Ghasston Slimen.

Bolt i cili u pensionua nga atletika në vitin 2017 është në prova te Mariners që prej muajit gusht, ndërsa më herët gjatë vitit iu bashkua shkurtimisht edhe Borussia Dortmundit.