Valdrin Sahiti bëhet baba për herë të dytë

Disejnatori i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe gruaja e tij, Edita Ramadani, janë gëzuar me një tjetër vajzë.

Mësohet se Edita lindi në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Çifti përndryshe janë të martuar prej gati katër vitesh dhe jetojnë së bashku në Prishtinë.

Valdrini dhe Edita janë prindër edhe të një vajze më të madhe të quajtur Bella.