Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Evropën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Evropën Qendrore deri në Skandinavi.
“Kjo vale do të zgjasë 5-6 ditë. Shqipëria do të mbetet serish në periferi të kësaj vale. Që ditën e diel pritet ndryshim drastik i temperaturave. Nesër do të kemi vlerë maksimale 37 gradë. Ndërkohë që dita më e nxehte për Shqipërinë do të jetë dita e mërkurë, me temperaturë 39 grade, ndërsa ndonjë zonë e veçantë edhe 40 gradë. Më pas do të kemi rikthim të vlerave normale 32-33 gradë, thotë Lajda Porja, Meteorologe.
Vrasës i heshtur njihet ndryshe vala e te nxehtit dhe origjinën e ka nga Afrika.
“Epiqendra do të jetë Franca me temperatura maksimale që pritet të shkojnë mbi 40 gradë. Pritet që korriku jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për një pjesë të mirë të kontinentit europian të cilësohet si korriku më i nxehtë ndër vite”, shton Lajda Porja, Meteorologe.
Edhe 10 ditëshi i fundit i korrikut parashikohet me temperatura të larta deri në 37 gradë.
Valë të nxehti po përjeton edhe një pjesë e Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Shteti i Kenektikatit ku jeton një komunitet i konsiderueshem shqiptaresh janë nxjerrë njoftime edhe në gjuhën shqipe.
Njerëzit rekomandohen të përdorin pika të freskimit me ujë, parqe, qendra tregtare, shkolla, pishina, etj.
Lajmërimi është publikuar ne faqen e Facebook të kryetarit të bashkise se Ëaterbury-t me oraret dhe një mori adresash freskimi në këto ditë përvëluese.
Edhe në Kosovë pritet të mbajë i nxehtë gjatë ditëve në vazhdim.
Sipas Prishtina Weather, në fundjavë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Të shtunën mundësi për reshje lokale shiu, shkruan Ballkani.info.
19.07.2019 – Ditëve të fundjavës mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ndërsa nga Afrika veriore masa më të nxehta ajrore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që do të kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Vetëm ditën e shtunë, orëve të pasdites priten mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht rreth viseve malore.
Nga dita e martë, në lindje të rajonit, do të depërtojnë turbullira nga Europa verilindore, që do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave rreth vlerave mesatare.
20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
21.07 – Nxehtë, kryesisht me diell
22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
23.07-24.07 – Pjesërisht vranët, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga dita e martë do të zbresin lehtë rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 29C deri në 32C. Nga dita e martë do të zbresin në 27C deri 28C.
Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 1-9m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.








