Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka njoftuar se është vaksionuar sot, shkruan Ballkani.info.
Ai tha se vaksinimi është zgjidhje për ta ruajtur shëndetin dhe shoqërinë.
Ndër të tjera ai ka përgëzuar stafin mjekësor për punën e palodhshme.
Përgëzoj mantilbardhët që me javë e muaj të tërë po e sfidojnë këtë virus global, shkroi Haradinaj.
Ndryshe Haradinaj ka qenë gjithmonë ai që ka ngritur zërin kur ka qenë tema e pandemisë duke bërë apel nga qeveria që të sigurojnë vaksina për qytetarët e vendin, të shfrytëzojnë fonde e të nënshkruajnë marrëveshje për sigurimin e vaksinave në mënyrë që qyetatrët të kenë mundësi vaksinimi sa më të shpejtë.
Postimi i plotë i tij:







