Vaksina e Pfizerit mund të miratohet javën e ardhshme

Vaksina e Pfizerit mund të marrë aprovimin nga Britania e Madhe për autorizimin e saj. Këto deklarime janë bërë nga burime qeveritare, ku Reuters shkruan se rregullatorët britanikë janë gati të aprovojnë vaksinën anti-covid të shpikur nga Pfizer Inc dhe BioNTech. Kjo mund të bëhet edhe para SHBA-ve.

Britania ka kërkuar gjatë javës së kaluar rregullatorin e saj mjekësor, MHRA, që të vlerësojë përshtatshmërinë e vaksinës anti-covid.

Ajo ka urdhëruar 40 milionë doza dhe pret që të ketë 10 milionë, të mjaftueshme për t’i mbrojtur pesë milionë. Këto priten të jenë të disponueshme nëse rregullatorët e aprovojnë atë.