Vajza e Trump vjen sërish në Shqipëri për pushime

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka ardhur në Shqipëri për disa ditë pushimesh.

Ajo është parë në ambientet e një hoteli në Sarandë.

Siç duket edhe nga foto, ajo ishte veshur me një fustan me lule, mbante një çantë dhe kapele kashte dhe duket se po kalon disa ditë relaksi me miqtë e saj.

Një foto të saj e ka postuar edhe Ildiko Varga, e cila po kalon pushimet ne jug të Shqipërisë me ambasadoren e world union of small and medium enterprises dhe avokaten Etleva Haka.

Varga është presidente e Varga Crystal Factory dhe mikeshe e Trump, e cila rastisi të takohen me Ivanka-n në të njëjtin hotel në Sarandë, siç kuptohet edhe nga postimi i saj në rrjetet sociale.