Engji është njëra ndër këngëtaret shumë të dashura për publikun.
Këngëtarja Engjëllusha Salihu është njëra ndër këngëtaret që shumë shpejtë u ka rrëmbyer zemrat publikut, shkruan lajmi.net.
Përveç me zërin ajo i ka bërë për vete edhe me ëmbëlsinë që ka ndërsa të shumtë janë ata që duan të dinë për jetën e saj private.
Së fundmi në “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën ajo tha se është në kërkim të dashurisë.
Në një nga lojërat e programit ku të ftuarit i drejtojnë pyetje njëri tjetrit, Engjëllusha u pyet nga Hygerta Sako nëse është në një lidhje dhe ajo nuk refuzoi të përgjigjej.
“Jam në kërkim”. Engjëllusha nuk e ka gjetur ende njeriun e zemrës.







