Vajza e mitur në Obiliq i bën për spital prindërit e saj

Është arrestuar një vajzë e mitur të mërkuren rreth orës 13:00 në Obiliq, pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se prindërit kanë përfunduar në spital.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.