E veshur vetëm me një palë bikini të vogël tanga, Lourdes u shtri në shpinë ndërsa i dashuri Jonathan ishte ulur pranë saj.

Dyshja më pas vendosi të zhytej në det, duke ecur dorë për dore nëpër plazh. Lourdes veshi bikini rozë, duke i lënë flokët kuqezi të binin në shpinë.

Ndërkohë, Jonathan kishte veshur një palë pantallona të shkurtra blu për not.

Sapo mbaruan në det, ajo u kthye dhe u largua, duke ecur përsëri nëpër rërë. Moti dukej i bukur dhe shtretërit e tyre ishin të rrethuar nga palma.

Çifti janë duke qëndruar në një vendpushim luksoz në Tulum, një qytet në vijën bregdetare të Karaibeve të Meksikës.

Ajo është fëmija më i madh i Madonnas, të cilin super ylli e ka me trajnerin Carlos Leon.

Lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi dyshja u nda më 1997 kur Lourdes ishte vetëm shtatë muajsh.

Madonna, 62 vjeçe, ka gjithashtu Rocco, 20 vjeç, David, 15 vjeç, Mercy, 14, dhe binjakët tetë-vjeçar Stella dhe Estere, katër prej të cilëve janë fëmojë të birësuar.