Fejzullahu

Vajza e Ermal Fejzullahut me shumë stil, si nëna e saj

Veç bashkëshortes, tani edhe vajza e Ermal Fejzullahut merr vëmendjen me stilin e saj.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahut, Ariana, që zë vend në mediat rozë për stilin e saj të veçantë, përpos vetes ajo kujdeset që me stil, t’i vesh edhe vajzat.

Së fundi Ariana, ka publikuar një fotografi të vajzës së vogël Erës, e cila duket shumë e ëmbël.

Në këtë fotografi të publikuar nga e nëna e saj në Instagram, e veshur me një pallto ngjyrë të verdhë, Era po duket mjaft bukur dhe me stil.

Natyrisht, për këtë pjesë është kujdesur Ariana, e cila ka shije të të veshurit.