Vajza e Bill Gatesit merr një propozim të veçantë për martesë, ky është partneri i saj FOTO

Vajza e krijuesit të Microsoftit, Bill Gates, ka marrë propozimin më të veçantë për martesë nga partneri i saj egjiptian.

Jennifer Gatesi dhe i dashuri, Nayel Nassar, po shijonin pushimet së bashku dhe Nassari i ka propozuar partneres në mes të borës.

E lumtur dhe e surprizuar, Jenniferi i ka thënë “Po” partnerit të saj, ndërsa në Instagram ndau momentin e bukur të propozimit.

“Nayel Nassa, je i rrallë. Më surprizove në vendin më kuptimplotë ku ndajmë një ndër pasionet e shumta të përbashkëta. Mezi po pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës, duke mësuar, duke u rritur, duke qeshur e duke u dashuruar së bashku! “Po” njëmijë herë!”, shkruan ajo në postim.

Jenniferi dhe Nayeli janë bashkë prej dy vjetësh dhe tashmë kanë vendosur të marrin një hap më të madh në marrëdhënien e tyre.

Ne mezi po presim të shohim si do të jetë dasma e vajzës së një prej personave më të pasur në botë!