Ushtrimet

Ushtrimet që do iu bëjnë të jetoni më gjatë

Ushtrimet e mëposhtme do jenë të dobishme për jetëgjatësinë tuaj.

Mënyra e shëndetshme e jetesës dhe stërvitjet e mira fizike janë çelësat kryesor që të keni jetëgjatësi më të madhe, transmeton lajmi.net.

Sporti në të vërtetë mund të shtojë disa vjet në jetën tuaj. Të paktën, kështu po pohon një studim i kohëve të fundit.

Respektimi i ushtrimeve specifike mund të ndikojë në shëndetin tuaj në mënyra të ndryshme. Disa janë të mira për zemrën tuaj, disa parandalojnë dëmtimin e trupit tuaj dhe të tjera balancojnë nivelet e stresit tuaj.

Më poshtë ju sjellim aktivitetet fizike që rrisin jetëgjatësinë.

Tenisi dhe sportet e tjera ekipore për jetë më të gjatë

Një studim i fundit i kryer në Kopenhagë tregoi se njerëzit që ushtrojnë sport në ekip mund të presin jetëgjatësi më të madhe se ata që preferojnë të shkojnë vetëm.

Ekspertët pohojnë se shoqërimi dhe bashkëveprimi shoqëror përmirësojnë shëndetin tuaj mendor dhe rrisin aderimin tuaj në stërvitje.

Aktiviteti i rregullt fizik përmirëson aftësitë tuaja njohëse, të tilla si memorien dhe përqendrimin e mirë, kur jeni më i vjetër. Ndër sportet më efikase janë tenisi dhe futbolli.

loading…



loading...