Ushtria e SHBA-së kryen stërvitje në Shqipëri

DEFENDER-Europe është një manovër e madhe e përvitshme, e përbashkët dhe shumëkombëshe, e udhëhequr nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka për qëllim rritjen e gatishmërisë dhe të ndërveprimit mes ushtrisë amerikane, dhe atyre të vendeve të NATO-s dhe të vendeve partnere.

Këtë vit, më shumë se 28 mijë forca, nga 27 vende, do të kryejnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, në shumë vende, prej Baltikut e deri te zonat e rëndësisë strategjike si Ballkani dhe Deti i Zi.

Gjatë operacioneve të përbashkëta në Portin e Durrësit, në Shqipëri, marinarët e Ushtrisë dhe të Marinës amerikane do të bashkëpunojnë dhe do të koordinohen me partnerët dhe me aleatët për të demonstruar aftësinë ushtarake amerikane për dislokim emergjent trupash dhe pajisjesh kudo në botë, në rast krize.