Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për përdorimin e mortajave 60 mm dhe 120 mm.
Kjo u bë e ditur nga një njoftim i FSK-së.
“Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mirëmbajtjen dhe përdorimin efikas të mortajave , fituan njohuri për detyrat brenda ekipit të mortajave, duke ngritur kështu aftësitë e tyre në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e trajnimit sipas FSK-së,ka qenë edhe puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, me ç ‘rast pjesëmarrësit u trajnuan për të llogaritur me saktësi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në trajektoren e predhës, duke përmirësuar në këtë mënyrë efektivitetin operacional.







