Ushtarët amerikanë mysafirë në odën e Jasharajve

Sot Rifat Jashari ka pritur në odën e tij disa pjesëtar të ushtrisë amerikane.

Në këtë takim s’kishin se si të mungonin edhe pjesëtar të Njësisë Speciale Intervenuese FIT (NJSI) të Policisë së Kosovës.

Oda e Jasharëve në Prekaz ka qenë adresë e mijëra qytetarëve në ditët e fundit, ku më 5, 6 dhe 7 mars u shënua Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mbahet çdo vit në kujtim të luftës dhe sakrificës së familjes Jashari.