Ushqime të mira e tenda të veçanta për t’u falur, këto janë kushtet e afganëve në Kosovë

Kushtet brenda kampit Bondsteel jenë të mira dhe të përshtatshme për banim, ngase kjo hapësirë është dedikuar për strehimin e mbi 2 mijë banorëve afganë, që pritet të vijnë në Kosovë pas konfliktit në këtë shtet.

Imami kosovar Labinot Maliqi në një intervistë për Ekonomia Online, ka folur për vizitën që ka bërënë këtë kamp.

AI tregoi detajet atë që ka parë aty nga tendat e vendosura për këta banorë, duke vë në pah kushtet shumë komode dhe rregullimin deri në detaje që nga fjetja e deri  të ushqimi.

“Ushtria Amerikane është duke rregulluar përbrenda kampet apo tendat përbrenda Bondsteel, për ti sitemuar refugjatët afganë që do të vinë e ku do të jenë mbi 2 mijë refugjatë. Unë isha i nderuar që do të jem pjesë e një vizite duke parë punën e madhe që e kanë bërë kundrejt këtyre personave, dhe ajo punë është bërë në mënyrë profesionale”.

“Konsideroj një nga vizitat më historike të mijat dhe mjaftë emocionale sepse nuk kishte mbetur detaj që nuk ishte përfshirë e për të ja bërë më të rehatshme gjendjen dhe fjetjen e jetesën në ato kampe. Pra nuk mungon as sa i përket fjetjes, ushqimit githashtu janë kujdesur edhe për një aspekt të veçantë pasi e dimë se shumica e tyre janë të besimit islam dhe janë të vendosura disa tenda me mundësi të i kryejnë ritualet e tyre fetare, e kujdes i veçantë i është kushtuar edhe ushqimit”.

Tutje Maliqi thotë se kjo do ndikojë shumë edhe në imazhin e vendit dhe se tashmë një pjesë e banorëve afganë veçse janë sistemuar, raporton Ekonomia Online.

“Një pjesë e tyre veçse janë sistemuar, pra të qenurit refugjatë është një ndjenjë që e kemi përjetuar edhe ne si popull, por fatkeqësisht shumica prej nesh edhe e kemi harruar dhe jo vetëm ndjenjën e të qenurit refugjatë por edhe plagët që vazhdojmë ti kemi të hapura nga okupatori serb dhe gjithëçka që na është shkaktuar para dy dekadave. Pra populli afganë e sidomos ata refugjatë që tashmë i kemi në vendin tonë qeveria e Kosovës i ka mirëkpritur dhe kjo ndikon ën imazhin e vendit e edhe në aspektin ballkanas dhe ndërkombëtar”, deklaroi Maliqi.

Madje ai shton se nuk duhet harruar që një gjendje të tillë kanë pasur edhe populli ynë dekada më parë dhe se pritja e respekti ndaj tyre është i nevojshëm.

“Populli afganë duhet të trajtohet pa marrë parasysh se nga vimë, të çfarë kulture apo çfarë besimi kanë dhe meritojnë respekt dhe të ndihmohen, e ne e dimë se shumica prej tyre janë larguar për një jetë më të mirë sikurse populli jonë që kanë shumë shpresa dhe shikojnë çdo derë për të arritur qëllimet e tyre”.

Maliqi është optimist se ambientimi i qytetarëve afganë do jetë shumë i shpejtë.

“Sa i përket ambientimit nuk mendoj që do merr shumë kohë dhe se shumë shpejtë do mësohen, dhe detyra jonë është që t’ia hapim këtë derë dhe të mos jenë të mbyllur, pasi edhe ata kanë kaluar një sprovë të madhe në jetë”, përfundoi ai.

Në Kosovë deri me tani janë strehuar 683 shtetas afganë që ikën nga Afganistani pasi militantët talibanë morën kontrollin e shtetit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se qëndrimi i afganëve në territorin e Kosovës do të jetë shumë i përkohshëm, duke thënë se mund të jetë vetëm çështje javësh para se ata të dërgohen në ShBA apo ndonjë vend tjetër anëtar i NATO-s.