Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Yllka Kuqi ditëve të fundit është larguar nga Kosova, për të pushuar.

Ajo po pushon në Budapest së bashku me personin e zemrës, Astritin, me të cilin po publikon në rrjete sociale imazhe të ndryshme nga pushimet. E atje ku janë duke pushuar siç duket kanë pritur edhe një datë të veçantë.

Bashkëshorti i Yllkës, Astriti sot ka ditëlindjen dhe me këtë rast, këngëtarja përmes një postimi në instagram e ka uruar me fjalët më të mira.

Krahas një foto, në të cilën shihet e lumtur në krahët e tij, Yllka e ka uruar bashkëshortin që lumturia e botës të jetë me të.