Feronit Shabani
Urimi i veçantë i Feros për ditëlindjen e Rinës
Rina Balaj feston sot ditëlindjen.
Me këtë rast nuk ka munguar as urimi nga miku i saj i ngushtë, reperi Fero, transmeton Ballkani.info.
Ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shfaqet përkrah Rinës. “Urime ditëlindjen Rina Balaj edhe 100 të lumtura”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit.
Fero dhe Rina para pak muajsh lansuan këngën “S’ka konkurrencë”, ku tashmë numëron mbi 13 milionë klikime në kanalin, Youtube.