Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar besimtarët islamë me rastin e Festës së Bajramit.
“Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri”, ka theksuar Haradinaj.
Urimi i Haradinjat:
Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë. Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri. Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet!







