Urimi i Era Istrefit për Norën me rastin e ditëlindjes

Era e ka uruar edhe publikisht Norën.

Këngëtarja Nora Istrefi sot e ka festuar ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të nuk kanë munguar urimet e shumta, madje as ai i ish-bashkëshortit të saj, Robert Berishës.

Ishte edhe motra e saj Era ajo e cila ka zgjedhur që motrën e saj ta uroj edhe publikisht nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram.

“Motrat si ju janë diamante. Ato shkëlqejnë, janë të çmuara dhe janë vërtet shoqja më e mirë e një gruaje. Gëzuar ditëlindjen motër”, ka shkruar në urimin e saj Era.