Uran Ismaili zyrtarizon kandidaturën: Ta bashkojmë Prishtinën për një qytet për jetë

Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur sonte kandidaturën e tij për Kryetar të Prishtinës. Nga shkolla “Ismail Qemali” në Breg të Diellit, ku e ka kryer filloren dhe ku e ka kaluar fëmijërinë, Ismaili ka thënë se po i futet kësaj gare për t’ia kthyer Prishtinën qytetarëve.

Sipas tij, Prishtina për një kohë të gjatë vuan nga një dhimbje konstante, pikërisht si pasojë e dështimit të partive politike me Prishtinën. “Nën flamujt dhe llogot partiake u kërkua vota e u fitu pushteti, por për 20 vite Prishtina u trajtu si treg i madh pronash e si koeficient për ndërtime e mbindërtime. Qyteti u trajtu pa vizionin e duhur dhe pa ndjeshmërinë e kërkuar. Me disa vizatime të cilat hidheshin në kosh të mbeturinave pas zgjedhjeve.”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka shtuar se Lagjet e Prishtinës nuk janë as të partive politike e llogove partiake që i kanë shfrytëzu e anashkalu të gjitha lagjet. “Lagjet e Prishtinës janë tonat dhe duhet ta kthejmë vëmendjennga to. Dardania, Ulpiana, Aktashi, Kodra e Trimave, Qendra, Mati, fshatrat e Prishtinës… të gjitha janë lënë në harresë.”, kathënë ai. “Qytetin po e bëjnë të pa banueshëm nga brenda për të krijuar lagje të reja jashtë Prishtinës. Po e mbysin shpirtin e lagjeve të Prishtinës, duke shndërru lagjet tona në geto të betonizume dhetë shëmtume.”, ka shtuar Ismaili.

Nisur nga kjo, Ismaili tha se çdo Prishtinali sot e ndjen thirrjen e Prishtinës që kërkon ndihmë. “Por, unë, si ju e si çdo qytetar i Prishtinës, e njoh qytetin tim, ja njoh ëndrrat, energjinë e paçliruar dhe potencialin që e ka kyqytet për jetë. E di që na kanë humbë shumë kohë, por jo edhe shpresën se mund ta fitojmë betejën për një Prishtinë të mirë e funksionale.”, tha Ismaili. Ai shtoi se angazhimi për Prishtinën është angazhim për jetëntonë. “Bashkimi jonë është bashkim për qytetin tonë.”, tha ai.

“E njoh Prishtinën që nuk lejon të përbuzet në pafundësi dhebesoj se ajo Prishtinë është ende gjallë, Prishtina të cilën e kanë mbajtur gjallë qytetarët e saj. Prishtina është kush është përshkak qytetarëve të saj. Dhe kjo është arsyeja kryesore pse unëkandidoj për Kryetar të Prishtinës. Sepse dua tia kthej Prishtinën qytetarëve. Kjo është rruga e vetme për një Prishtinëmë të mirë dhe ky është qëllimi im.”, ka thënë Ismaili. Ismaili tregoi se në 100 ditët e ardhshme do ta shpalosprogramin për Prishtinën dhe do të dëgjo secilin qytetar, pavarësisht përcaktimit partiak. Në fund, ai tha se janë tri gjëra të cilat nuk do ti bëjë asnjëherë.

“1. Unë nuk do ta bëj Prishtinën edhe një arenë tjetër për betejëpolitike e për parti. Per mua identiteti më i rëndësishëmështëPrishtina. Kjo është ajo që ka rëndësi. 2. Unë nuk do ta përdorKomunën për t’i shërbyer cfardo interesi politik, personal apopartiak mbi interesin e qytetarëve të Prishtinës. 3. Unë nuk do ta përdor Komunën për t’i shërbyer ndonjë interesi biznesi kundërinteresit të qytetarëve të Prishtinës.”, këto, tha Ismaili, janë tri gjëra që nuk do ti bëjë asnjëherë. Ismaili ka falënderuar edhe gruan e tij, Arizonën që në 15 vitet e fundit që ai ka qenë në shërbim publik ka qenë mbështetja më e madhe për të dhe dy fëmijët e tyre.