Uran Ismaili del në Prishtinë me trotinet elektrik, qytetarët e filmojnë (Video)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili gjatë ditës së sotme është parë me trotinet elektrik nëpër rrugët e kryqytetit.

Kjo shëtitje e tij nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga vetë qytetarët e Prishtinës.

Me të parë atë, i kanë reguar në stilin e vetë Uranit, “Përshëndetje Kryetar, hajde ma gjallë, ma gjallë.”

Ndryshe, në programin e tij për Prishtinën, Uran Ismaili dy kategoritë kryesore i ka Prishtinën e Gjelbër dhe Prishtinën Digjitale, si vizion për Prishtinën e së ardhmes. Ai ka premtuar më shumë parqe, më shumë hapësira të gjelbërta, më shumë shtigje për biçikleta, digjitalizim të institicioneve komunale dhe ndërtim të Qendrave Digjitale.

Për më shumë shikojeni edhe videon: