Unitedi pas mbrojtësit të Romës
Manchester Unitedi është gati t’i paguaj 35 milionë euro për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.
Trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, dëshiron që ta forcojë mbrojtjen e tij me 27-vjeçarin grek.
Unitedi është interesuar për të edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo një marrëveshje nuk u arrit, dhe klubi anglez është gati që t’i fillojë negociatat përsëri në janar.
“Është e natyrshme nëse dëshiron të luash për klubet më të mëdha, si Barcelona, Manchester Unitedi, e Bayern Munich”, kishte thënë Manolas në një intervistë gjatë verës së vitit të kaluar.