United lejon largimin e Lukakut

Sulmuesi belg pritet t’i jap lamtumirën Djajve të Kuq.

Romelu Lukaku gjithnjë e më larg Manchester Unitedit.Pas një sezoni jo të mirë me fanellën e Djajve të Kuq, sulmuesi belg është vënë në listën e shitjeve për afatin kalimtar veror.

Sipas The Sun, klubi ia ka bërë me dije lojtarit që janë të gatshëm për të negociuar për shitjen e tij dhe se oferta më e mirë që do të marrin do ta pranojnë për ta larguar nga ekipi. Për Lukakun kanë shprehur interesim dy skuadrat e Serie A, Inter dhe Juventus.