Reperi

Unikkatil uron Ushtrinë e Kosovës: Ballkani po dridhet

Kosova dje formoi Ushtrinë e saj.

Kosova me rastin e formimit të Ushtrisë ka pranuar shumë urime nga gjithë shqiptarët kudo që janë, e përveç tyre edhe nga aleatët ndërkombëtar.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi i njohur Unikkatil ka uruar Kosovën për Ushtrinë, kurse urimit ia ka shoqëruar edhe një fotografi të Hamëz Jasharit.

“Urime e Gëzuar ushtrinë e re Kosova!!!… Ballkani po DRIDHET!”, ka shkruar ai.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Unikkatil është “Ça jon”, në duet me Klepton, këngë që mori 3 milionë klikime në kanalin YouTube.