Prishtina

Unaza që po e ndan Prishtinën

Ani se ka kaluar gjysma e mandatit të qeverisjes së LDK-në në Prishtinë, njëri nga projektet më të mëdha të premtuar, nuk ka nisur së zbatuari. Nga Komuna po e akuzojnë qeverinë, derisa nga partia e kryeministrit Albin Kurti, po e kundërshtojnë pretendimin e Përparim Ramës.

Tetori i vitit 2021 e gjeti atëherë kandidatin për të parin e Prishtinës, Përparim Rama, duke bërë premtimin më të madh elektoral në ato zgjedhje.

Ai u zotua para prishtinasve që do ta realizojë unazën e madhe të kryeqytetit, projekt i cili kapte shifrën e mbi 300 milionë eurove.

Ky projekt që në vete kishte qëllim të zhbllokimit të kaosit urbanistik në kryeqendër, nuk ka nisur së ndërtuari, ani se ka kaluar gjysma e mandatit të Ramës si kryetar i Prishtinës.

Për këtë, ata po e bëjnë fajtor nivelin qendror.

Kjo për shkak që sipas tyre, komuna nuk ka mjete të mjaftueshme për realizimin e tij dhe nuk po mbështeten nga Qeveria e Albin Kurtit.

Derisa ministria e Financave – adresa direkte ku po kërkohet ndihma nga niveli lokal, nuk ka kthyer përgjigje ndaj pyetjeve të tëvë1, një gjë të tillë e ka bërë shefi i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Për Gëzim Sfeçlën, akuzuat e nënkryetarit Zogaj, janë të pabaza dhe se ata i ka quajtur menaxherë të dështuar.

Ky projekt shpesh u diskutua edhe në Kuvend të Kosovës.

Opozita e nivelit qendror – veçanarisht Lidhja Demokratike e Kosovës, akuzonte qeverinë aktuale se për inate politike po e bllokon një projekt të tillë.

Këtë po e thotë edhe ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

E i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ditë më parë tha se nisja e projektit që ai po e cilëson më të madhin për Prishtinën, mund të bëhet në momentin kur atë e nënshkruan ministri i Financave, Hekuran Murati.