Ulet numri i tiketave të shqiptuara
Numri i tiketave të shqiptuara për shkelje të rregullave në komunikacion ka shënuar ulje, krahasuar me ditët e tjera, ku numri i tyre arrinte në më shumë se 1 mijë.
Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë së Kosovës, numri i tiketave të shqiptuara në 24 orët e fundit është më pak se ditët e tjera.
Kështu, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 685 tiketa trafiku.
Ndërsa, pardje janë shqiptuar gjithsej 872 tiketa.