Ujësjellësi “Prishtina”: Jemi në gjendje gatishmërie me të gjitha ekipet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie pas reshjeve të mëdha të shiut që kanë ndodhur.

“Jemi në gjendje gatishmërie me të gjitha ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në terren ( ekipe shtesë janë në terren tërë kohën) “.

“Ekipet e monitorimit të cilësisë së ujit dhe prodhimit, pas situatës së krijuar së fundmi nga reshjet e dendura të shiut janë gati po ashtu”, thuhet në njoftimin e KRUP.