Persona të panjohur (sipas të gjitha gjasave me prejardhje shqiptare) kanë shkruar në natën e mbrëmshme në fasadën e ambasadës së Serbisë në Vienë grafitë me shkronjat “UÇK”.

Në xhamin e ambasadës janë gjetur të shkruara shkronjat e njohura “UÇK”, që simbolizojnë organizatën militante nacionaliste shqiptare, shkruajnë mediat serbe.

Me këtë grafit është shkruar tabela në hyrje në të cilën nga ana brendshme ishte vendosur flamuri serb, si njësi konsullore e ambasadës.