U varros viktima e parë e koronavirusit në Kosovë (Video)

Një arkivol bosh, po futet në Klinikën Infektive, për të marrë një trup të pajetë. Këtu në orën 9:00 të mëngjesit, të dielën ndërroi jetë një 82 vjeçar, nga fshati Dumnicë i Podujevës.

Ai ishte njëri nga të prekurit me COVID-19 dhe është viktima e parë e këtij virusi në Kosovë.

E brenda klinikës infektive, nuk u lejuan të hynë as ata që do ta bartnin të ndjerin për në banesën e fundit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 82 vjecari ishte pranuar në Klinikë me datën 16 mars.

Por, sipas IKSHP-së, ai vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Ndërkohë, 20 minuta me vonë, me arkivolin e izoluar, u nxor edhe trupi i pajetë i viktimës së parë nga coronavirusi në Kosovë.

Nga këtu deri në fshatin Dumnicë, trupi i tij u shoqërua nga Policia e Kosovës.

Ai do të varroset me një ceremoni, ku do të marrin pjesë vetëm familja e ngushtë.Ndërkohë, tek Klinika Infektive, edhe qytetarë të tjerë të shqetësuar po prisnin me radhe përt’i bërë analizat.

Ky qytetar që dëshiron të mbetet anonim, thotë që gruaja e tij po mbahet e izoluar, deri në marrjen e rezultateve.

Ndërkohë, gjatë gjithë kohës para Klinikës Infektive, u panë të qëndrojnë Policia e Kosovës.