U tha se do ribashkoheshin, Stresi ‘thumbon’ hapur Keisin

Çifti Keisi dhe Stresi kanë qenë jo pak të komentuar për shkak të marrëdhënies së tyre të trazuar. Por teksa dukej se dyshja kishin rënë në qetësi, Stresi nuk e ka lënë  për shumë kohë të qetë ish-partneren e tij.

Stresi e ka thumbuar Keisin gjatë një intervistë të shkurtër në prapaskenën e “Aplha Show”. Stresi është pyetur nga gazetarët për look-un e tij dhe përgjigjja duket se ka qenë pikërisht për Keisin.

“Kujt ia dedikon këtë look sot?”- u pyet Stresi nga gazetarët.

“Ish-it, ta shohë se çfarë ka humbur”- u përgjigj reperi edhe pse nuk përmendi asnjë emër të ish-partnereve të tij. Kuptohet që e gjitha ka qenë për Keisin pasi është një nga partneret me të cilat ai ka pasur një lidhje publike e cila përfundoi dhe në martesë.

@boschiero007 #viral #noizy #stresi #alpha #show #tirana #2022 ♬ suono originale – WawWiw