U kritikua për zërin “fallco”, Melisa u përgjigjet “gojëve të liga” në mënyrën më të mirë!

Melisa Lleshi është njëra nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”, e cila pas famës që i dha programi iu fut muzikës.

Por bukuroshja po del të jetë e vetmja deri më tani që po vazhdon të qëndrojë suksesshëm në skenën muzikore.

Ish-konkurrentja ka publikuar disa projekte, të cilat kanë rezultuar mjaft suksesshëm por padyshim kishte nga ata që e kritikuan e mes tyre për zërin duke e akuzuar për “autotune”.

E këtyre kritikave ajo u është përgjigjur në mënyrën më të mirë duke publikuar një video ku dëgjohet teksa këndon këngën e fundit me një vokal fantastik.

“Autotune ju bën të fala”, shkruan Melisa duke ironizuar me kritikuesit ndërsa tutje u propozon ta dëgjojnë atë teksa këndon live para se të flasin.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1