U divorcuan pas 7 vitesh martesë, çifti i njohur do të shkojë në gjyq për kujdestarinë e qenit

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello do sqarojnë se kush do të marrë qenin e tyre pas përfundimit të martesës së tyre 7-vjeçare.

Qeni i tyre është Bubbles, 10-vjeçar, një miks mes Chihuahua-Pomeranian, të cilin ata të dy e adhurojnë.

Çifti janë grindur në rrjetet sociale, duke bërë shpesh shaka se kafshës shtëpiake i pëlqen më shumë Manganiello.