Twitter ndalon të gjitha reklamat politike

Twitter do të bllokojë të gjitha reklamat politike në mbarë botën duke thënë se shikueshmëria e mesazheve të tilla duhet të fitohet dhe jo blihet.

“Ndërsa reklamimi në internet është një mënyrë e fuqishme dhe shumë efektive për reklamuesit online, kjo fuqi sjell rreziqet e veta në politikë,” shkruante CEO i Twitter Jack Dorsey në një cicërimë.

Rivali i medias social Facebook refuzoi të ndalonte reklamat politike në platformën e tij. Menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trump për 2020 Brad Parscale tha se kjo tentativë ishte një përpjekje e majtistëve për të heshtur Trump dhe zërin e konservatorëve.

Ndërsa përfaqësuesi i fushatës së kandidatit demokrat Joe Biden, Bill Russo, tha se është inkurajuese që për herë të parë fitoi demokracia dhe jo dollarët.

Por Zuckerberg mbrojti vendimin e tij për të lejuar reklamat politike. “Në demokraci nuk besoj që kompanitë private duhet të censurojnë politikanët e as lajmet,” tha ai gjatë një konference me gazetarët.

Ndalimi i Twitter do të hyjë në fuqi më 22 Nëntor ndërsa detajet e plota do të publikohen më 15 Nëntor.

loading…