Turqia ndihmon Kosovën në transport (FOTO)

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar me homologun e tij turk, Cait Turhan.

Ata biseduan për ndihmën e Turqisë në të gjitha dikasteret e transportit, raporton Ballkani.info.

Poashtu, Ministri Pal Lekaj e ka ftuar homolun e tij turk që ta vizitoj Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë

Me homologun tim nga Turqia, Mehmet Cait Turhan, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për Veprimtari Kërkimore – Zhvillimore në Fushat e Transportit. Turhan shprehi gadishmërinë e shetit turk për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha dikasteret e transportit, veçanerisht në atë hekurudhor, për të cilën vendi ynë ka nevojë të madhe për investime.

Për t’i konkretizuar edhe më shumë planet e përbashkëta dhe për të parë nga afër të arriturat e shtetit tonë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministrin Cait Turhan, e ftova që ta vizitojë Kosovën.