Turqia investon në hapësirën për fëmijët me autizëm në Prishtinë

TIKA, agjensia e bashkëpunimit dhe koordinimit nga shteti Turk, që vepron në kuadër të qeverisë turke, sot ka filluar projektin e furnizimit dhe investimit me mjetet e nevojshme për hapësirën e ndarë nga komuna e Prishtinës për të punuar me fëmijët me autizëm.

Kjo hapësirë është ndarë nga Komuna e Prishtinës deri kur të përfundon ndërtimi i Qendrës për Autizëm dhe Sindromë Down. Investimin nga shteti turk, e ka mirëpritur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili përmes rrjetit social Facebook, ka ndarë foto nga momentet e përurimit.