Turqia assesi të qetësohet, goditet nga një tërmet tjetër me fuqi 4.6 magnitudë

Një tërmet tjetër me magnitudë 4.6 goditi para pak çastesh pjesën qendrore të Turqisë, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas faqes së internetit të EMSC-së, transmeton Telegrafi.

Tërmeti ndodhi në një distancë prej 38 kilometrash në lindje të qytetit Osmanli.

Në anën tjetër, numri i viktimave në Siri dhe Turqi nga tërmet shkatërruese që goditën këto vende një javë më parë, ka shkuar në 37.357.

Kujtojmë që më 6 shkurt, Turqia dhe Siria janë goditur nga dy tërmete me fuqi shkatërruese prej 7.8 dhe 7.6 magnitudë.