Tsipras: Toka e manastirit nuk është kushti i vetëm dhe nuk mjafton për anëtarësimin e Kosovës KE

Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, përshëndeti perspektivat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por theksoi se kthimi i tokës manastirit të Kishës Ortodokse Serbe nuk është i mjaftueshëm dhe nuk është kushti i vetëm për anëtarësim, raporton N1.

Prishtina duhet të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe të zgjidhë problemin e shpronësimit të pronave që u takojnë pakicave, tha Tsipras, i cili abstenoi nga votimi në seancën e djeshme të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kur u miratua raporti që rekomandonte që Kosova të ftohet në anëtarësim në KE.