Letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të vendit Hashim Thaçi lidhur me dialogun dhe marrëveshjen finale me Serbinë, sipas Avni Klinakut, shpërfaqi ndryshimin e qëndrimit amerikan.

Sipas tij, në fillim të letrës kur presidenti Trump shkruan se pajtohet me përpjekjet aktuale të presidentit Thaçi tregon se ai e përkrah edhe korrigjimin e kufijve.

“Ai thotë që i mirëpres përpjekjet e tua aktuale dhe kjo do të thotë që e përkrah idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve, e vërtet që presidenti po e thotë vetëm gjysmën por nëse thotë se do ta marrim Luginën atëherë ajo as korrigjim nuk është por ndryshim”, ka thënë ai.