Trump: 10 minuta para sulmin ndaj Iranit kam thënë “stop”, nuk me ngutet

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte dhënë urdhër që të sulmohet Irani, pasi që ushtria e këtij vendi rrëzoi një dron ushtarak amerikan.

Në Twitter ka sqaruar se pse hoqi dorë nga ky sulm.

Trumpi e ka tërhequr urdhrin për sulm kur aeroplanët ushtarak amerikanë dhe anijet luftarake ishin në pozicion që të sulmonin në caqet iraniane, kurse arsyetimin e ka sqaruar në Tëitter se ka vendosur që “sulmi nuk do të ishte proporcional me rrëzimin e dronit amerikan”, transmeton Ballkani.info.

“Irani të hënën rrëzoi dronin që fluturonte mbi ujërat ndërkombëtare. Kemi qenë të gatshëm që gjatë natës t’i sulmonin tri caqe, dhe më pas kam pyetur – sa njerëz do të vriteshin? Gjenerali me tha se do të ishin 150 viktima”, ka theksuar Trump.

“Dhjetë minuta para sulmit e kam tërhequr urdhrin dhe e kam stopuar aksionin. Kjo nuk do të ishte proporcionale me rrëzimin e dronit ushtarak. Nuk me ngutet, ushtria jonë është e ripërtërirë, e re dhe e gatshme për aksion, më e mira në botë”, ka shkruar Trump në Twitter.

Sipas informacioneve më të reja që vijnë nga Teherani, Irani në nishan e ka pasur edhe një aeroplan amerikan, në të cilin gjendeshin 35 njerëz, por për këtë është përmbajtur dhe e ka rrëzuar vetëm dronin. /Ballkani.info/