Tri vite nga vdekja e “Bilbilit të Kosovës”, Nexhmije Pagarusha

Si sot tre vite më parë, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Ajo përfundoi shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës.

Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.

Në vitet e rinisë Nexhmije Pagarusha ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj. Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.

E njohur si bilbili i këngës shqipe është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, veçanërisht me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko.

Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

Pagarusha mbajti koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.

Ikonën e muzikës shqiptare, në 2018- të, e pati dekoruar me medaljen e “Mirënjohjes”, edhe Presidenti i SHBA,Donald Trump.

Çmimi i mirënjohjes iu akordua këngëtares Pagarusha përmes propozimit të një Akademie në Florida, i cili është çmim periodik vjetor që firmoset nga Presidenti amerikan për Personalitete që kanë impakt mbi njerëzit dhe shoqëritë e tyre, konkretisht në fushën e artit.

Në ceremoninë e organizuar për 85 vjetorin e artistes së madhe shqiptare në Akademinë e Arteve në Tiranë, nga Shoqata RessEgnatia dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ishin të pranishëm Presidenti i asaj kohe, Ilir Meta, personalitete të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova, familjarë, miq, artistë dhe artdashës.