Trend bizar: Njerëzit po vendosin prezervativë në duar, për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Australianët, në shenjë paniku, po përdorin prezervativë si formë preventuese për mos-prekjen nga koronavirusi.

Thanh Thai, nga Sidni i Australisë, ka shpërndarë një fotografi duke treguar raftet e zbrazura të një supermarketi ku mbaheshin prezervativët.

Siç bën të ditur tabloidi britanik, blerja vjen si pasojë e një postimi në rrjetet sociale që inkurajuan njerëzit të përdorin prezervativë për të mbrojtur duart ndaj kontaktin me virusin.

Profesori Ian Mackay, një specialist i sëmundjes infektive nga Universiteti i Queensland, tha se njerëzit duhet të kishin ushqim me vlerë deri në dy javë në rast të përhapjes së koronavirusit.

Koronavirusi deri më tani ka prekur më shumë se 90 mijë njerëz në tërë globin dhe ka vrarë deri në tre mijë.

Në Kosovë ende nuk është raportuar ndonjë rast i prekur nga ky virus, derisa në shtetet fqinje si Maqedonia është identifikuar para një jave rasti i parë.