Tre të lënduar nga aksidenti në autostradë

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në autostradë në segmentin Veternik-Bresje.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Në ora 14:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.