Tre persona të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe dy veturave

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së premte në rrugën Prizren-Gjakovë saktësisht në fshatin Bishtazhin.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka treguar se gjatë këtij aksidenti janë të përfshira një autobus dhe dy vetura, ndërsa janë duke u trajtuar tre persona si pasoj e lëvdimeve.

Mund t’ju konfirmoj se në fshatin Bishtazhin ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura dhe një autobus. Përveç dëmeve material , trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve janë duke marrë 3 persona në Spitalin Rajonal të Gjakovës.