Kylie Jenner po përgatit linjën e re të produkteve “Kylie Cosmetics”.

Kylie Jenner është duke përgatitur koleksionin e ri për “Ditën e të dashuruarve”.

Për të zbuluar pak nga ky koleksion, modelja ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet krejtësisht ndryshe.

Ajo ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, ndërsa edhe detajet e grimit dhe veshjen i kishte kombinuar me ngjyrën e kuqe.

Kujtojmë që Kylie Jenner është nënë e një vajze, që e ka pagëzuar Stormi.